KreuCelebrity

Sarah J. Parker ka marrë diçka simbolike nga sheshi i “Sex&The City”!

Koleksioni i këpucëve në “Sex and The City” i përngjasonte më shumë një bote ëndrrash, e ky fakt bëhet i pamohueshëm sapo kujtojmë të mrekullueshmet Christian Louboutin. Personazhi i Carrie Fisher ndërroi kaq shumë veshje e u transformua në qindra paraqitje, që e shndërruan në një personazh ikonik të modës. Gjithçka kishte lidhje me stilin, Carrie e  bënte të vetën menjëherë, duke na e bërë kështu të pamundur numërimin e blerjeve që ajo bënte herë pas here, në çdo seri të mundshme.

Por, çka ka mbetur ikonike nga ky karakter, është varësja ngjyrë ari me emrin ‘Carrie’ të shkruar në të, të cilën kjo e fundit nuk e hiqte asnjëherë nga qafa. Edhe pse me vlerë shumë pak dollarëshe, ky aksesor kishte një kuptim të veçantë për Fisher, për aq kohë sa i kujtonte kohën kur dilte për blerje sëbashku me shoqet. Epo, mesa duket Sarah Jessica Parker është ndjerë nostalgjike dhe e ka bërë të veten këtë bizhuteri. Gjatë intervistës për New York Magazine, Parker ka rrëfyer se ka mbajtur 95% të rrobave që ka veshur gjatë sheshit të xhirimit, por mes tyre, çka vlen më së shumti, është aksesori i lartpërmendur. Sipas saj, varësen e ka vendosur në një vend të sigurt, duke rikujtuar kështu një nga ditët e xhirimeve në Paris. “Mendova se e humba dhe dola jashtë kontrollit, ndërkohë që skena në të cilën do të performoja korrespondonte me po të njejtin realitet”, ka rrëfyer aktorja, duke shprehur se sa e liruar u ndje kur e gjeti këtë bizhu kaq me vlerë. Të gjithë kemi diçka pas së cilës lëmë mendjen, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF