KreuStil Jetese

Amazon prime, ju sjell shishen e verës te dera e shtëpisë, brenda një ore

 

 

Llogaria juaj në Amazon tashmë bëhet dhe më e vlefshme. Përveç porositjes së produkteve shtëpiake, librave, shampove që vijnë drejtë e te dera juaj brenda një apo dy ditëve, ju mund të porosisni një shishe vere dhe ajo vjen brenda një ore, kuptohet për aq kohë sa jeni anetër i Amazon Prime Now.

Shitësi me pakicë online nxorri në vitin 2014 Prime Now, që premtonte falas shpërndarjen për të njëjtën periudhë për produkte të caktuara. Shërbimi, që është aktualisht i prekshëm në 30 qytete nëpër të gjithë vendin, ka përfshirë tashmë shpërndarjen e alkoolit në më shumë lokalitete se asnjë herë tjetër.

Ja si funksionon: Nëse ju jetoni në një nga qytetet që ofrohet shërbimi, ju mund t’a merrni atë falas brenda dy orëve dhe do duhet të paguani 8 $ nëse e doni benda një ore. Food & Wine raporton se nga 30 shtetet që aktualisht kanë Prime Now, janë në gjendje të sjellin birrë, verë dhe nganjëherë pije alkoolike, të gjitha brenda dy orësh apo më pak.  

Nëse jetoni në një nga këto qytete konsiderojeni veten me fat:

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF