KreuCelebrity

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, në pritje të fëmijës së tretë!

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit e nisën këtë javë me një lajm tejet të gëzueshëm: ҫifti rojal janë në pritje të fëmijës së tretë! Mëngjesin e sotëm, Pallati Kensington mbajti një deklaratë lidhur me të renë më të fundit nga oborri mbretëror. Në deklaratën zyrtare, ndër të tjera shkruhet: “Mbretëresha dhe anëtarët e të dy familjeve janë të kënaqur me lajmet”. Nuk lihet pa përmendur fakti se Dukesha po vuan aktualisht Hyperpremesis Gravidarum, komplikacion shtatzënie që e ka kaluar edhe gjatë pritjes së George dhe Charlotte. Para pak kohësh si Kate, ashtu dhe William ishin shprehur se po e mendonin një pritje të ëmbël të tretë, e tashmë kjo dëshirë është kthyer në realitet. Urime për Dukën dhe Dukeshën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF