KreuCelebrity

Ja si e ka mbajtur Teigen bashkëshortin të lidhur pas vetes!

Janë padyshim një ndër çiftet e preferuar të publikut, por si çdo marrëdhënie tjetër, edhe lidhja mes Chrissy Teigen dhe John Legend nuk ka qenë gjithmonë kaq ideale. Me uljet dhe ngritjet e veta, nuk është aspak çudi që Legend të ketë dashur të ndahet në një moment të caktuar. Pas kësaj mini-krize, si ia ka dalë Teigen ta mbajë të shoqin lidhur pas vetes?

Mesa duket, si për çdo gjë tjetër, edhe për këtë Chrissy ka patur përgjigjen perfekte. Pasi këngëtari i ka thënë: “Dua të qendroj vetëm për pak kohë”, ajo i ka thënë thjesht: “Jo”…Mendoni se është shumë e lehtë për të qenë e vërtetë? Epo, Teigen mbetet Teigen. Edhe pse të martuar në 2013, të dy janë dashuruar prej pothuajse një dekadë. Arsyeja pse Legend ka dashur të ndahej për pak nga e shoqja, vinte thjesht si pasojë e lodhjes fizike dhe mendore nga koncertet e shumta. Chrissy ka deklaruar se kishte arritur ta kuptonte këtë, kështu që nuk kishte ç’thoshte më shumë përveçse ‘jo’. John nga ana tjetër shprehet se rreth Teigen ndihet më i relaksuar dhe gjithmonë në humor të mirë, e gjithçka i vjen krejt natyrshëm. Epo, jo më kot adhurohen nga shumica!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF