KreuCelebrity

Klaudia Pepa, drejt Italisë për një qëllim të veçantë!

Suksesi i parë ndërkombëtar i Klaudias nisi pikërisht në Itali, e mesa duket balerina nuk ka ndërmend të neglizhojë asnjë event të mundshëm. Edhe pse jo e përfshirë në fushën e kinematografisë, Pepa ka qenë sot pjesëmarrëse në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias. Edicioni i 74-t i këtij festivali ka mbledhur yje nga e gjithë bota, mes së cilave dallohen plot aktore e modele, të spikatura kryesisht për veshjet e tyre.

Imazhet që Klaudia ka ndarë deri më tani në Instagram nuk kanë treguar shumë mbi paraqitjen e saj, por mund të dallohet përzgjedhja e ngjyrës blu nga ana e balerinës për një event të tillë. Fillimisht, Pepa zbuloi vetëm destinacionin e saj të rradhës pak orë më parë, ku e pamë tek grimohej gjatë një lundrimi me gondola. Fillimisht, ky dukej vetëm si një tjetër udhëtim i Klaudias, por pak minuta më parë ka qenë ajo vetë që ka zbuluar pjesëmarrjen në një prej festivaleve më të rëndësishëm europianë të kinematografisë. Imazhi i Pepës është shfaqur në ekranin e madh ku ekspozohen yjet në tapetin e kuq, moment të cilin Klaudia nuk ka lënë pa e ndarë me fansat. Mos ndoshta balerina po mendon të përfshihet në ndonjë projekt filmik? …Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF