KreuCelebrity

Njihuni me te dashurin e ri të Kendall Jenner!

Tashmë është zyrtare: Kendall Jenner ka një të dashur të ri! Ai është Blake Griffin dhe është një lojtar i njohur basketbolli! Së fundi ata po kalojnë shumë kohë në praninë e njëri-tjetrit në Los Angeles, si edhe u fotografuan bashkë fundjavën që lamë pas me miqtë e tyre në plazhet e Malibusë.

Po kush është Blake Griffin? Gjatësia e tij 2, 08 metër e kishte përcaktuar që herët fatin e tij, i ati luante basketboll dhe ua ka trashëguar këtë pasion Blake dhe vëllait të tij Taylor të cilët tashmë janë shndërruar në fenomene të këtij sporti. Blake ka qenë personazh në kopertina të ndryshme revistash dhe imazh i kompanive Kia Motors dhe Subway.

Nuk dihet qartë se si janë njohur me modelen, por tre takime në javë mes tyre të bëjnë të mendosh se janë me të vërtetë në një lidhje! Serioze, ose jo, mbetet për t’u parë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF