KreuCelebrity

Fevziu: “Pengu më i madh? Nuk kam kaluar kohë sa duhet me Mishel…”

Blendi Fevziu ka qenë i ftuari i parë i emisionit të pasdites së Rudina Magjistarit. Duke qenë se e nesërmja shënon ditën e fillimit të maratonës së transmetimit të disa nga momenteve më pikante në 20 vite të ‘Opinion’, moderatori është vënë në qendër të vëmendjes si kurrë më parë. Mes shumë intervistash, ku ndër të parat renditet ekskluzivja për bordo.al, Fevziu ka rrëfyer dhe një herë detajet mbi atë çka pritet të shohim nesër, por kjo nuk ishte pjesa më interesante e bisedës në studio.

Rudina preku një temë mjaft të ndjeshme për drejtuesin e ‘Opinion’, pikërisht marrëdhënien me vajzat e tij. Nisur nga kjo, Blendi ka rrëfyer fillimisht se pengu më i madh që ka deri më tani është fakti se nuk ka kaluar shumë kohë me Mishelin, vajzën e madhe, për të cilën folëm pak kohë më parë. Ashtu sikurse tregon dhe vetë Fevziu, motra vogëlushe e Mishel, po merr të gjithë vëmendjen e duhur nga Blendi, që si për çudi, tani ka më pak kohë se sa shtatëmbëdhjetë vite më parë. “Ndoshta, ka ndikuar fakti që kam qenë më i ri…Kjo është e bukura e rishijimit të një ekperience të dytë prindërore pas kaq vitesh. Je më i pjekur dhe gjen gjithmonë kohën e duhur për përkushtimin ndaj fëmijëve”, ka rrëfyer Fevziu.

Megjithatë, Blendi ka treguar se çka dëshiron më së shumti për Mishelin në jetë është që ajo të udhëtojë sa më shumë: “E vetmja gjë që mbetet në fund, është eksperienca e të udhëtuarit”. Ky është njëkohësisht shkaku që Fevziu uron të ruajë për shumë vite të njejtën energji si sot, në mënyrë që të ketë mundësi ta shoqërojë Mishelin kudo që të shkojë. Lidhur me vajzën e vogël, ai shprehet se me siguri njerëzit që e shohin duke luajtur me të, mendojnë se është i marrë: “Përpiqem të futem në botën e saj fëminore, dhe e pranoj që jam partneri në lojë dhe luaj vërtetë çdo gjë që dëshiron ajo”. Pas këtij rrëfimi jo të gjatë mbi jetën personale, Fevziu na fton ta ndjekim ditën e nesërme në jubilenë e 20-vjetorit të ‘Opinion’…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF