KreuCelebrity

Katie Holmes dhe Jamie Foxx, zyrtarisht bashkë…!

Është ndoshta një prej bashkimeve më të çuditshme në Hollywood, por askush nuk mund ta mohojë faktin se Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë të lidhur prej vitesh tashmë. Pas ndarjes nga Tom Cruise, Holmes u duk se do të lihej nën vellon e harresës, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Nga ana tjetët, Foxx, përveçse një baba i përkushtuar, duket se ka qenë dhe partneri ideal për Katie-n.

Lidhja e tyre ka qenë aq private, saqë asnjëri nuk ka folur kurrë për tjetrin e ky është një ndër rastet më sekrete në historinë e Hollywood-it. Më në fund, pas kaq shumë kohësh, çifti është fotografuar buzë detit, duke ecur të lumtur dorë për dore teksa shëtisnin përgjatë bregut. Në 2013, Foxx u shpreh se “…çdo thashethem i këtij lloji është njëqind përqind i pavërtetë. Dhe është vërtetë për të qeshur sepse thjesht kërcyem në një event si çdokush tjetër”. Epo, mesa duket këtë herë fati nuk ka qenë në anën e Jamie-t, pasi syve të paparacëve nuk i ka shpëtuar një moment intim si ai i shëtitjes në plazh. Mos vallë shumë shpejt do të dëgjojmë për ndonjë dasëm?!…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF