KreuFashion

ASOS, gati për të nxjerrë në treg linjën më të re të makeup-it!

Nëse deri më tani ASOS ka qenë ndër emrat e preferuar të veshjeve online, tashmë do të jetë i pari në listën e më të klikuarve, e kjo jo më kot. ASOS do të lançojë së shpejti linjën e produkteve kozmetike, e detaje të mëtejshme po zbulohen dita-ditës. Edhe pse në faqen online mund të gjendet fare lehtë seksioni i bukurisë, kjo është hera e parë që do të shohim risinë e quajtur ASOS Face + Body. Konsiderohet si një projekt ambicioz, me një realizim 46-pjesësh me paketim tipik prej millennial-pink.

Linja pritet të lançohet më 25 shtator, në faqen zyrtare të blerjeve online të ASOS. Buzëkuqët mat do të vijnë në formën e shkëlqyesve, e ngjyra si e kuqja apo e kafta (pak a shumë si ajo e Kylie Jenner), do të jenë dominueset në këtë sektor. Penelat e syve do të vijnë në versionin plot xixa, me nuanca blu ose të arta. Ndërsa, konturuesit rozë të mollëzave, të emërtuara Acceptance, nuk do të jenë të vetmet në këtë kategori, pasi pluhurat portokalli do t’ju bëjnë të filloni blerjet që tani për verën e ardhshme. Jo më kot janë emërtuar Unbothered! Këto janë vetëm disa nga produktet kryesore, pasi ASOS këtë herë është i vendosur t’ju mbajë lidhur pas faqes online, natyrisht, jo vetëm me cilësi e risi, por edhe me çmime të lira!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF