Edi Rama gazetar, interveston Fevziun në 20-vjetorin e ‘Opinion’! 0 86

Përplasjet e tyre kanë qenë jo të pakta, e kjo ndoshta e ka shtyrë kryeministrin të ‘hakmerret’ ndaj Fevziut në këtë 20-vjetor të ‘Opinion’. I ulur në karrigen e moderatorit, Rama ka vënë para vështirësisë Blendin, me disa pyetje pikante, duke e shtyrë të rrëfejë shumë nga raporti i tij me një nga emisionet më jetëgjata në Shqipëri.

Duke qenë se Rama nuk i ka harruar çastet e vështira që ka kaluar në studion e “Opinion”, intervistën e nisi me frazën: “Po të intervistoj që t’i vërtetoj vetes dhe njerëzve që dhe ti ke zemër dhe ndjenja”. Me pyetje ironike, por dhe mes shumë notash humori, kryeministri ka arritur të zbulojë se Blendi nuk do të ishte asgjë pa emisionin e tij, ashtu sikurse “Opinion” nuk do të ishte asgjë pa Blendin – rrëfim ky i vetë moderatorit, ekskluzivisht për Ramën! Ky i fundit e imponoi Fevziun që të listonte tre përgjigje, në bazë të tematikës së pyetjeve. E para në rradhë ishte: “Tre intervistat që ke realizuar me kënaqësinë më të madhe”. Emrat në listë ishin Mbretëresha Geraldinë, Isuf Vrioni dhe Ismail Kadare. Sa për Mbretëreshën, moderatori shpjegoi se për çdo përgjigje të sajën, ajo mbushej me oksigjen nëpërmjet një makinerie të posaçme për një proçes të tillë. “Unë u tregova i pashpirt dhe doja të nxirrja maksimumin, deri sa në fund i thashë: ‘Më në fund mbaruam'”, është shprehur  Fevziu, teksa Rama ka shtuar: “Domethënë unë kam shpresë të shoh versionin tënd me ndjenja, vetëm kur të jem në gjëndje aq të rënduar sa të marr frymë me maskë oksigjeni…Vetëm atëherë do të ndjesh mëshirë”.

Çastet më të sikletshme për Blendin, gjatë këtyre dy dekadave, kanë qenë: shpërthimi kundrejt Artan Lames, një sherr paraprak me Azem Hajdarin në 1998, si dhe rastet kur ka patur ‘njerëz shumë të kapardisur’ në studio. Femra si Afërdita Dreshaj, Xhesika Berberi dhe Bleona Qerreti kanë qenë në listën e vajzave më të bukura që kanë shkelur në “Opinion” sipas Blendit, një pyetje për të cilën kryeministri insistoi shumë për përgjigje. Ndërsa Rama e pyeti moderatorin se çfarë do të kishte dashur të ishte në një jetë tjetër, Fevziu ka zgjedhur: bloger udhëtimesh, një jetë të kushtuar letërsisë, si dhe sportist shumë i mirë, pasi gjithmonë ka patur marrëdhënie të këqija me sportin. Duke e përmbyllur me një frazë që vetë Blendi u shpreh se do dëshironte t’ia uronin të tjerët, Rama e përfundon intervistën: “Siç the dhe vetë, unë uroj që Zoti të të ruajë mendtë dhe rikthehemi në studio menjëherë pas publicitetit”, një batutë kjo që shkaktoi shumë të qeshura tek Fevziu. Karizmatik si gjithmonë, Rama!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *