Flori Mumajesi, një dhuratë speciale për Blendi Fevziun!

Në këto momente, emision ‘Opinion’ po feston 20-vjetorin e transmetimit të tij, e Blendi Fevziu sëbashku me dhjetëra të ftuar janë mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’, pikërisht për këtë event. Nuk kishte se si vetë Fevziu të mos mbante një fjalim hapës për atë çka pritet të vazhdojë deri në orë 22 të mbrëmjes, ku mes shumë falenderimesh për protagonistët e politikës shqiptare, kosovare e maqedonase, si dhe për të ftuarit e pranishëm njëkohësisht në disa nga puntat e ‘Opinion’, Fevziu përmendi një dhuratë të veçantë të Flori Mumajesit, enkas për këtë 20-vjetor.

Bëhet fjalë për një krijim muzikor mjaft të shkurtër, rreth gjashtëdhjetë sekonda, i shoqëruar me nota humori. Shpërthimi famshëm i Fevziut ndaj Artan Lames, ka qenë inspirimi i Florit për të krijuar një miksim të fjalëve të moderatorit me një muzikë ritmike. Një remiks i tillë ndoshta do të kthehet në hit, e me siguri ka shkaktuar jo pak të qeshura tek publiku. Shumë kreativ, Mumajesi!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *