KreuCelebrity

‘Arkivat’ e dëshmojnë: 5 vite transformim i jashtëzakonshëm nga Era!

Është një ndër këngëtaret më në zë të momentit, e ambicia për të depërtuar në industrinë e huaj muzikore nuk e ka lënë mbrapa. Era Istrefi pritet së shpejti të lançojë klipin e ri në bashkëpunim me French Montana-n, ndërsa aktualisht po pushon në një nga resortet luksoze të Turqisë. Nën shoqërinë e së motrës, Norës, vajzat fillimisht u dukën sikur po garonin mbi çmimin ‘trupi më i bukur’, pasi fotot me bikini nuk munguan nga asnjëra prej tyre.

Nga ana tjetër, çka vihet re më shumë janë përmasat e gjoksit të Erës, e cila, përveçse stilit, nuk ka dalluar shumë mbi format fizike. Strefie tashmë përfshihet në listën e këngëtareve që kanë eksperimentuar me pamjen e jashtme, e këtu nuk mund të përjashtojmë mundësitë e ndërhyrjeve kirurgjikale. Duket se nga kjo e fundit është prekur edhe Era, e kjo mund të dallohet nga fotot e rreth pesë viteve më parë. Shumë herë më e thjeshtë dhe me tipare më pak të ekzagjeruara, Strefie paraqitet krejt ndryshe në 2012. Me kalimin e kohës, vërehet një transformim i dukshëm i artistes, çka ne e kemi paraqitur në imazhet krahasuese në galeri. Sidoqoftë, Era mbetet një nga këngëtaret  më në zë të momentit, për stilin e së cilës kemi folur jo pak herë. Si mendoni, a e ka ekzagjeruar Era me ndërhyrjet kirurgjikale apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF