KreuCelebrity

Irma Libohova u dedikon një poezi të motrave!

Këngëtarja Irma Libohova, një nga zërat më të dashur në vite vazhdon të pëlqehet e të duartrokitet nga publiku shqiptar ashtu si më parë. Këngëtarja vazhdon të jetë prezente në skenën shqiptare, së bashku me të motrën Erandën, siç jemi mësuar t’i shohim.

Përveç talentit për muzikën Irma ka edhe një pasion tjetër, ajo shkruan dhe sot na ka rrëfyer poezinë e saj të fundit. Një krijim për fëmijërinë e kaluar me motrat e saj Erandën dhe Shqiponjën, një periudhë e largët të cilën këngëtarja e kujton me shumë mall. Kujton grindjet mes motrash dhe ndonjë shuplakë tek-tuk nga prindërit, prej të cilëve ka trashëguar zemrën bujare. Ju ftojmë të lexoni poezinë e Irmës “Fëmijëria jonë” mbushur me kujtimet e artistes me të motrat!

Fëmijëria jonë

Sa të vogla kemi qenë
Sa shumë të trija jemi zenë,për një bluzë
Shpesh na ngrinte buzëqeshja ,porse kënga,na rrinte në buzë

Endrra fëmije,që s’u plotësuan dot.
Ndonjë shuplakë kemi ngrënë dhe fare kot.

Dy fustane ne i kishim,
por tre motra ne ishim.
Grindeshim.
Kush do ta vishte më parë?

Lahej ,thahej fustani atë natë
Që në mëngjes motërza t’a vishte prapë.
Shuhej zjarri dersa’bëhej hi.
Duhej fustani,ishte vit ‘i ri

Sa shumë vite kanë kaluar
porse prapë, ne atë kohë e kujtojmë
Dhe fustanin tonë të dashur
nganjere e pikturojmë.

Fëmijëria ime bukur,
dhe pse sot unë jam e lumtur
Hapi krahet! E më merr ti prapë.

Jemi,jemi sic kemi qenë.
Lozonjare dhe çapkëne
fëmijëria na ka lënë.

Shpirtin si deti të thellë e të pa ane.
Zemrën bujare,dhuratë nga prindërit tanë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF