Zbulohen dy trajnerët e tjerë në “The Voice Kids”! 0 78

Moderatori i programit të talenteve muzikore për fëmijë “The Voice Kids” Ledion Liço na ka zbuluar ditë pas dite se cilët do të jenë trajnerët që do të ulen në karriget e kuqe për të gjykuar talentet e rinj.

Pas Miriam Canit dhe Eneda Tarifës, mbeten ende karrige bosh. Cilët artistë do të ulen në to? Ledioni na ka treguar se do të jenë artistët e njohur Aleksandër dhe Renis Gjoka!

Ja postimi i Ledionit, i marrë nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”: “Ata përfaqësojnë dy breza të ndryshëm, por kanë në dispozicion një buton të vetëm! Do t’i duhet të marrin vendime të përbashkëta, e kjo nuk do të jetë gjithnjë e lehtë. Aleksandër e Renis Gjoka vijnë në “The Voice Kids” si trajnerë.”

Po plotësohet edhe puzzle i spektaklit “The Voice Kids”!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *