KreuKuzhine

Ende pa ide për drekën? Ja se si të gjeni zgjidhje të shpejta!

Ndoshta, nga ngarkesa e punës apo nga planet e shumta me miqtë, jeni kthyer në shtëpi pa ide për drekën. Ushqimet e shpejta nuk i preferoni, ashtu sikurse nuk ia u ka ënda për pica. Po sikur t’ju themi, që mund të përgatisni në pak minuta një vakt të shijshëm?

Nëse ju ndodhen makarona apo oriz, bëni mirë të përgatisni sobën që tani. Proshutat apo llojet e ndryshme të sallamrave janë ideale për një situatë të tillë, e nëqoftëse ju gjenden në shtëpi, mund t’i skuqni vetëm pak në një tigan të lyet lehtë me vaj. Në të kundërt, perimet janë gjithnjë zgjidhje, për t’i shuar me pak verë apo t’i përgatisni me salcë të kuqe. Pana është po aq e shfrytzueshme, e mund të kombinohet me çfarëdolloj ushqimi, vetëm mos harroni t’i shtoni pak pikante. Sanduiçet e përgatitur vetë, me një fletë sallatë, proshutë e djath janë po aq të vlefshëm, ndërsa sallata me copat e mbetura të pulës (imitim i Çezar) do të shërbejë si pjata e preferuar e kësaj dreke të vonë. Tashmë ju mbetet vetëm të kontrolloni shtëpinë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF