KreuCelebrity

Rihanna apo Kendall, cilës i shkon më shumë?

Kur vjen puna tek stili, Rihanna dhe Kendall Jenner janë krejt të ndryshme në spektrin e modës. Riri njihet për guximin dhe eksperimentimet me ekstremet, veshjet dhe zhveshjet jashtë apo në tapetin e kuq, ndërsa Jenner ruan versionin tipik të supermodeles të kuruar e të kujdesshme ndaj detajeve. Por, e mbrëmshmja ka habitur jo pak, kur të dy yjet u paraqitën njësoj, edhe pse në qytete të ndryshme.

Rihanna ishte në Londër, duke u argëtuar në Arts Club me një veshje kokë e këmbë në xhins (xhaketa dhe pantallonat e të njejtit material). Në të njejtën kohë, Kendall u pa rrugëve të Los Anxhelosit me po të njejtin kombinim, me ndryshimin e vetëm në ngjyrë – veshja e supermodeles ishte ngjyrë më e çelur, gati në bojëqielli. Secila me stil të ndryshëm nga tjetra, Riri kishte zgjedhur këpucë të kuqe, ndërsa Jenner kishte preferuar çizme të zeza me takë. Çfarëdo zgjedhje që të bëni mes Rihannas dhe Kendall, diçka ta dini me siguri: xhins dhe xhins duhet shtuar në listën e kombinimeve të vjeshtës! …

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF