Florida preket nga uragani katastrofik Irma, ja mesazhi i Trump!

Florida është prekur nga një uragan i tmerrshëm gjatë orëve të fundit, të cilësuar si stuhia më katastrofike që ka prekur ndonjëherë vendin. Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve e ka quajtur këtë fatkeqësi natyrore një uragan të kategorisë së katërt, që ka shkatërruar gjithçka në pak orë.

Më shumë se shtatë milionë banorë janë larguar nga zona  e prekur nga fatkeqësia dhe strehuar në zona më të sigurta, larg erërave dhe shirave të fortë. Rrugët e Floridas janë bërë bosh, si pasojë e lajmërimit të stuhisë së tmerrshme që do të godiste këtë zonë. Deri tani numërohen të paktën 25 viktima. Donald Trump, përmes një mesazhi në Twitter është shprehur se rojat bregdetare dhe njerëzit më të guximshëm të  shtetit janë gati për uraganin Irma. “Zoti ju bekoftë!”, është shprehur Trump mbi fatkeqësinë natyrore.

Fotot nga katastrofa natyrore i gjeni në  galeri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *