KreuCelebrity

Angelina Jolie, në tapetin e kuq bashkë me fëmijët!

Daljet e saj publike me fëmijët nuk janë më aq të shpeshta, që pas ndarjes nga Brad Pitt. Këtë herë, ka qenë festivali i filmit në Toronto që ka ‘detyruar’ Angelina Jolie të parakalojë bashkë me të vegjlit e saj në tapetin e kuq. Premiera e ‘The Breadwinner’ ishte shkaku kryesor i këtij vendimi të Jolie, pasi aktorja është producentja ekzekutive e këtij prodhimi kinematografik.

Fëmijët e Brangelina surprizuan jo pak, duke na kujtuar sa shpejt fluturon koha. Edhe pse ende jo në moshë madhore, fëmijët e Pitt dhe Jolie nuk janë më ata 5-6 vjeçarët që kemi parë vite më parë. I vetmi që mungoi në këtë dalje publike ishte 16-vjeçari Madoxx, e kjo jo pa arsye. Ky i fundit është fotografuar më 2 shtator në Telluride Film Festival, duke dëshmuar se pasioni dhe angazhimi në aktrim e kinema mbetet një traditë e pandërprerë familjare. Angelina dukej më e buzëqeshur se kurrë, edhe pse u ndje shumë mungesa e Brad Pitt. Megjithatë, fansat po shpresojnë çdo ditë e më tepër për një ribashkim të çiftit….

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF