KreuCelebrity

Ja se ç’ndodhi në dasmën e Marinës dhe Getoarit!

Prezantuesja Marina Vjollca dhe reperi kosovar Getoar Selimi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre prej më shumë se katër vitesh. Çifti i njohur i showbizit shqiptar u celebrua buzë detit nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, në një ceremoni me rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve të tyre në Gjirin e Lalëzit. Marina kishte veshur një fustan nusërie me bisht të gjatë dhe vello, ndërsa Geti një kostum të zi klasik. Në momentin romantik të perëndimit të diellit, Marinën e shoqëroi drejt altarit kushëriri i dhëndrit, i cili e puthi nusen në ballë e pas shkëmbimit të unazave siç e do edhe tradita çifti shkëmbeu puthjen e parë si burrë e grua. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit! Nusja “e çmendur”, e çliruar nga emocionet bëri një vrap që ka për t’u mbajtur mend pas celebrimit dhe hodhi tufën e luleve, sipas traditës. Ajo zgjodhi një tjetër fustan si edhe flokë të mbledhura për look-un e darkës.

Marina dhe Geti zgjodhën një vallëzim romantik nën tingujt e muzikës së Rihanna-s, e më pas muzikë popullore kosovare. Çifti ka kërcyer valle pa fund! Nga fotot dhe videot mund të themi se atmosfera ka qenë e mrekullueshme. Në dasmë kënduan këngëtari Shkëlzen Jetishi, NRG Band, Ermal Fejzullahu, si edhe Evi Reçi kushurira e Marinës. Për të dhuruar më tepër spektakël, në ambientin ku po zhvillohej ceremonia hynë edhe robotë gjigandë të cilët surprizuan të ftuarit e shumtë. Marina bëri bashkë në vallë Top-in dhe Klanin, Vjollca Hoxha dhe Alba Frangaj kërcyen e u argëtuan mjaft me njëra-tjetrën. Si rrallëherë të gjitha motrat e mbesat Vjollca u bënë bashkë në këtë festë. Po kështu, për herë të parë u pa edhe Luana duke kërcyer pranë të dashurit, Krenarit. Pas darkës, festa vijoi edhe me një after-party në bregdet.

Miq e të ftuar të shumtë vip iu bashkuan Marinës dhe Getit në këtë ditë kaq të rëndësishme të jetës së tyre: Ardit Gjebrea, familja Hoxha, Aleksandër Frangaj, Sokol Balla, Albana Osmani, Dritan Shakohoxha, Babastars, Kastro Zizo, Memli Krasniqi, Elita Rudi dhe Gjiko, Blero, Rezarta Shkurta, Stresi, Majk.

Jetë të lumtur e të trashëgoheni, Marina dhe Geti!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF