KreuCelebrity

Motrat Hoxha, jashtë kontureve në dasmën e Marinës!

Ishte dasma e tretë e këtij sezoni që vazhdon të përflitet edhe pas përfundimit të ceremonisë, e kjo falë statusit të personazheve protagonistë. Këtë herë, Marina dhe Getoari mblodhën në një event të vetëm disa nga emrat më të famshëm të shoubizit shqiptar, dhe për këtë folëm jo pak. Këtë herë, çka tërhoqi më shumë vëmendjen ishte veshja e disa prej të pranishmëve, e referenca e parë lidhur me këtë tematikë lidhet fillimisht me motrat Hoxha.

Sara dhe Lori nuk munguan në ceremoninë martesore të ish-moderatores së Top Channel, e duke qenë se veshja është i vetmi kontribut që mund t’iu bashkangjitet, sytë u drejtuan pikërisht nga paraqitja e dy motrave. Të kombinuara më së miri, si Lori, dhe Sara kishin preferuar të zezën nga koka tek këmbët për një festim të kësaj natyre. Kjo ngjyrë është përfaqësuesja më e denjë e klasit, por problemi i vetëm në këtë rast është se nuk përfshihet tek të parapëlqyerat për dasmat. Etika nuk e preferon as të bardhën, as të zezën, duke qenë se janë dy ekstremet përfaqësuese (përkatësisht) të nuses dhe rastit mortor. Këtë herë, motrat Hoxha kanë dalë jashtë kontureve, e duhet theksuar që nuk ishin të vetmet që bënë këtë zgjedhje. Duke filluar nga një nga mbesat e Marinës, e deri tek Evi Reçi, në galeri do të gjeni disa nga vajzat që ‘u zhytën’ në të zezë, në mes të bardhësisë martesore. Po ju, ç’mendim keni për një paraqitje si kjo në një ceremoni të tillë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF