Nisi viti i ri shkollor, ja personazhet shqiptarë me fëmijët! 0 76

Në ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor, ku 33 mijë nxënës sivjet do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme si për prindërit, edhe për fëmijët në rrugën e tyre drejt dijes. Të gjithë janë kujdesur për blerjen e librave, mjeteve shkollore dhe luleve për mësueset. Ja edhe personazhet e njohur shqiptarë, kanë shoqëruar fëmijët për në shkollë duke i uruar suksese! Ja disa prej tyre:

 

Blendi Salaj

është një ditë e veçantë për gazetarin Blendi Salaj! Së  bashku me bashkëshorten e tij kanë shoqëruar djalin Brianin për në ditën e parë të shkollës. Ai ka filluar klasën e parë, suksese Brian!

 

 

 

Julian Deda

Aktori Julian Deda, teksa ka shoqëruar fëmijët në shkollë shkruan: “Dita e parë e shkollës. Dikush qesh, dikush është përgjumësh. Suksese, ju shkoftë mbarë. Dija është liri, sa më të ditur, aq më të lirë!”

 

 

 

 

 

Fiori Dardha

Moderatorja e “Boom”, Fiori Dardha me bashkëshortin kanë shoqëruar djalin e tyre Abelin në parashkollor. “Nuk paska emocion më të madh! Abeli sot në parashkollor. Vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, shkruan ajo!

 

 

 

Sonila Meço

Edhe Amaris, vogëlushja e Sonila Meços ka nisur shkollën sot! “Se të mësosh është të udhëtosh e unë botën të uroj Amaris! Shkollare nga sot!”, është ky dedikimi me të cilin gazetarja edhe me bashkëshortin e saj, kanë shoqëruar vajzën e tyre në këtë ditë të rëndësishme.

 

 

Monika Lubonja

Vajza e Monikës është e rritur, nuk shkon në shkollë sot! Megjithatë, ajo ka ndarë me ndjekësit se ndjen mall për periudhën e shkollës, duke postuar një foto fëmijërie. “Sa mall për ato vite. Suksese të gjithë fëmijëve që fillojnë sot vitin e ri shkollor!”, shkruan ajo dhe duket vërtetë si një gjimnaziste.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *