KreuCelebrity

Princ Harry dhe Meghan Markle me një surprizë së shpejti…!

Princi Harry dhe aktorja Meghan Markle janë bashkë prej më shumë se një viti, e kanë mbajtur lidhjen tepër private deri tani, gjë e cila duket se do të ndryshojë shumë shpejt!

Ata janë duke planifikuar një hap tjetër për lidhjen e tyre, sipas Daily Mail: daljen e parë publike si çift! Mendohet për datën 23 shtator në Invictus Games në Toronto, ku Harry është i ftuar  dhe do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga Pallati Kensington mbi këtë çështje.

Edhe pse nuk i kemi parë kurrë bashkë, ata nuk i kanë fshehur ndonjëherë ndjenjat për njëri-tjetrin: Harry ka folur për këtë lidhje në një intervistë të mbajtur në Pallatin Kensington në nëntor të vitit 2016, ndërsa Meghan në intervistën për Vanity Fair të muajit tetor. “Në fund të ditës mendoj se është shumë e thjeshtë”, ka thënë ajo, “Ne jemi dy njerëz të lumtur e të dashuruar!” Tani na mbetet vetëm të presim se kur do ta shohim edhe ne nëpër foto dashurinë e tyre!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF