Selena Gomez: “Të njohur me shumicë, miq me pakicë…”

Selena Gomez është një ndër emrat më të njohur në Hollywood, e jeta e saj personale e ka vënë jo pak herë në qendër të vëmendjes. Dalë nga bota e magjishme e Disney, Gomez ka patur sytë e publikut të kthyera nga ajo që në moshë fare të vogël. Me një karrierë të gjatë në muzikë e aktrim, artistja po përjeton tashmë një lidhje dashurie me këngëtarin The Weekend. Së fundmi, Selena është shprehur për një tjetër aspekt të jetës së saj.

“Kam tre persona në jetë të cilëve mund t’iu tregojë gjithçka. Por, kam dhe shumë të njohur. Kjo është diçka e mrekullueshme, por nuk vlen shumë kur ekzistojnë barrierat në mes”, është shprehur Gomez. Ajo nuk nguron të vazhdojë më tutje, duke deklaruar se nuk ka miq në të vërtetë. Nga ana tjetër, këngëtarja i shprehet mirënjohëse teknologjisë, aparatëve celularë, që po shërbejnë çdo ditë e më shumë si urë lidhëse me fansat: “Më parë prisja me padurim turet, që të mund të takoja sa më shumë njerëz. Tani, vetëm nëpërmjet një aparati, mund ta dërgosh zërin tënd në të gjithë botën”. Të paktën Gomez di si të fokusohet në elementët pozitivë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *