Si t’i konsumojmë frutat dhe perimet sipas stinës?

Kur flasim për dieta, nuk mund të përjashtojmë faktin se flasim njëkohësisht edhe për një regjim më të kushtueshëm se e zakonshmja. Jo çdo produkt ushqimor është i përballueshëm nga ana ekonomike, e kjo shpesh na shtyn të mos e ndjekim dietën me përpikmëri. Nga ana tjetër, dëshira për të ngrënë shëndetshëm është gjithnjë e më në rritje, ashtu sikurse duhet theksuar që çdo ditë lexojmë mbi dëmet që shkakton kequshqyerja.

Në mënyrë që t’i kalojmë vaktet mirë dhe lirë, duhet fillimisht të zbatojmë disa rregulla fare të thjeshta, si: të blejmë produktet kryesore, të gatuajmë në shtëpi, të mendojmë se çfarë do konsumojmë gjatë javës, e së fundmi rekomandohet një metodë jo pak e dëgjuar: ngrirja e fruta-perimeve! Do të ruani kështu freskinë e produktit, duke i dhënë mundësi vetes të kurseni gjatë rritjes së dyfishimit të çmimit sezonal. Më poshtë do t’ju paraqesim periudhat më të përshtatshme për blerjet e zarzavateve kryesore:

Mollët: gusht-nëntor
Qershitë: prill-korrik
Rrushi: korrik-nëntor
Luleshtrydhet: mars-nëntor
Specat: maj-dhjetor
Trangujt: qershor-nëntor
Asparagus: shkurt-qershor





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.