KreuCelebrity

Nora dhe vogëlushja Renee në një vend tepër special!

Në verën që lamë pas, këngëtarja Nora Istrefi na tregoi se vajza e saj Renee është rritur dhe është bërë një vogëlushe mjaft simpatike. Që e vogël, ajo mori një vëmendje të madhe mediatike dhe konsiderohet tashmë një fëmijë i famshëm, si dy prindërit artistë.

Sot, që të dyja nënë e bijë ato kanë shkuar në një vend tepër special! Nora e ka çuar vajzën në parukeri për t’i dhënë një look të ri, ajo ka prerë baluket!

Edhe pse 2-vjeçare, Renee filloi që tani të frekuentojë ambientet e salloneve të bukurisë. Me një nënë si Nora dhe një teze si Era ç’mund të presim tjetër?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF