KreuFashion

Oscar de la Renta, një koleksion i ri që të lë pa frymë!

Java e modës në New York është vetëm fillimi i një sezoni plot surpriza nga bota e modës. Disa nga emrat më në zë të kësaj fushe kanë sjellë në qendër të vëmendjes krijimet unike, për pranverën e 2018-tës. Gjtë kësaj jave të mbushur me lajme nga bota e yjeve, Oscar de la Renta do të na sillte një koleksion unik, kushtuar vetëm fustaneve për vitin e ardhshëm.

Dashuria për galeritë e artit, kanë shtyrë Laura Kim dhe Fernando Garcia-n të fokusohen  tek ngjyrat, volumi dhe modele ëndërrimtare! Nuk mungojnë as dizenjot e shkrimeve të një madhësie më të ekzagjeruar se normalja, të shpalosura në copat e holla thuajse në kufijtë e tejdukshmërisë. Spektakli ishte një emocion më vetë, i ideuar me supermodelet që u ngjisnin dhe zbrisnin nga shkallët elektronike të ambientit të zgjedhur. Klikoni në galeri për të parë krijimet më të reja të Oscar de la Renta, që thjesht do t’ju lënë pa frymë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF