KreuCelebrity

Vesa Luma, fjalë dashurie për 2-vjetorin e martesës me Big Basta!

Një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar feston përvjetorin e martesës! Këngëtarja Vesa Luma, bashkëshortja e artistit të hip-hop Big Basta dhe nëna e Lianit të vogël është bërë pak nostalgjike këtë mbrëmje dhe ka një arsye të fortë për këtë! Sot ajo feston 2-vjetorin e martesës me Gerin!

Këngëtarja ka ndarë një foto me fustan nusërie, për të sjellë në kujtesë këtë moment, kur ka qenë në ditën më të lumtur të jetës duke kërcyer valle me bashkëshortin. Ja si kanë qenë këto dy vite martese për Vesën: “Sot 2 vjet, kurorëzuam dashurinë tonë ! 9 muaj më pas, erdhi në jetë mrekullia jonë Lian, i cili na ktheu përmbys çdo perceptim për jetën! Sa shumë sfida erdhën pastaj… buzëqeshje, lotë, gëzim, shpresë, të gjitha… për kaq pak kohë… Nuk di të shpreh me fjalë sa krenare jam për ty, që po ma dëshmon dita-ditës se sa e çmuar është familja për ty! Të dua shumë!”

Fjalë të thjeshta zemre, por plot dashuri nga artistja për bashkëshortin, të cilin duket se për momentin e  ka larg.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF