KreuCelebrity

Edhe Alketa takohet me  një personazh të famshëm!

Jo vetëm Sara e Ledioni janë takuar me John Legend, por edhe Alketa Vejsiu na ka treguar se ka takuar një personazh të njohur me famë botërore!

Moderatorja është njohur me një emër të ri e të suksesshëm të muzikës në botë, me Ariana Granden! Ajo e ka quajtur këngëtaren e re një fenomen të pabesueshëm dhe është takuar me të gjatë turit “The dangerous woman” në Barcelonë të Spanjës.

Duket se Ariana është dhe këngëtarja e preferuar e vajzës së moderatores, Nikit, për të cilën ajo shprehet se e dashuron muzikën e Grande. Kjo ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer për Alketën që ka ndjekur koncertin live të artistes së re!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF