KreuStil Jetese

Gërshetat më të bukur, për në zyrë e çdo moment të ditës!

Flokët e mbledhur gërshet janë më të preferuarit e të gjithë femrave, dhurojnë elegancë dhe janë praktikë e perfektë për në çdo moment të ditës. Gërsheti në formë kurriz peshku tashmë preferohet nga personazhet e famshëm jo vetëm në përditshmëri, por edhe në daljet publike e nëpër evente klasike. Praktik, sensual e i thjeshtë, ky model ishte trend i vitit dhe kështu do të vazhdojë edhe në muajt që kanë mbetur. Zbuloni modelet më të bukura të gërshetit, për t’u dukur bukur në zyrë!

Gërsheti kurriz peshku klasik

Versioni klasik i këtij gërsheti është një krehje e cila ju bën të ndiheni komode gjatë gjithë ditës, në punë, është shik për në mbrëmje edhe në versionin disi të çrregullt. Ja si ta realizoni me hapa të thjeshtë: Ndani flokët në dy seksione të barabarta, filloni me anën e majtë duke e kaluar mbi të djathtën e kështu duke i bashkuar me radhë përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve. Në fund fiksojini flokët me një llastik të hollë.

Gërsheti kurriz peshku francez

Ky model nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga versioni klasik, thjesht do të filloni ta kapni gërshetin pas koke që nga rrënja e flokëve. Rezultati? Një krehje tepër e rafinuar e shik!

Gërshet kurriz peshku i realizuar nga ana e kundert(gërshet dysh)

Ky model kërkon flokë të krehura mirë e të kapura bisht. Ndajini flokët e mbledhura bisht në dy pjesë dhe filloni nga ana e jashtme që t’i kaloni flokët për t’i kapur gërshet njëra anë mbi tjetrën nga poshtë. Përsëritini këto lëvizje deri në fund të gjatësisë së flokut. Ky model duket bukur edhe me flokë të çrregullta.

Ja si i kanë kapur yjet, në galeri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF