Lady Gaga i jep fund me muzikën? 0 127

Këngëtarja Lady Gaga, “Nëna e monstrave” ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit të Torontos me dokumentarin “Gaga 5’2”. Gjatë konferencës për shtyp, ajo është pyetur se ku e sheh veten pas vitesh dhe përgjigja e saj i ka befasuar të gjithë!

“Do të pushoj!”, ka thënë ajo duke mos rrëfyer se sa e gjatë mund të jetë pauza që do të bëjë nga muzika. “Kjo nuk nënkupton se nuk do të vazhdoj me krijimtarinë, apo se nuk kam disa asa nën mëngë. Duhët të vazhdoj më ngadalë  për një moment, për shërim, është e rëndësishme.”

31-vjeçarja ka pasur një vit tepër të ngarkuar nga ana profesionale. Publikoi albumin “Joanne”, performoi në Super Bowl, në Coachella dhe vijoi me turin e saj “Joanne”. Tani ajo po promovon dokumentarin mbi jetën e saj personale, jetën jashtë skenës dhe betejën me dhimbjen kronike. Pas kësaj deklarate, fansat e Gagas-s kanë shprehur mbështetje të madhe ndaj saj në rrjetet sociale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *