KreuCelebrity

Markle takon mbretëreshën!

Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi një fejesë të mundshme, e dashura prej një viti e princit Harry, Meghan Markle më në fund ka takuar mbretëreshën Elizabetë!

E pabesueshme, sepse Dukeshës Kate Middleton ju deshën pesë vite për një hap të tillë!

Ky takim ka ndodhur në tre shtator, pasi çifti ka pushur në Afrikë. Harry dhe Meghan kanë shkuar fillimisht në Skoci tek princ Charles dhe Camilla. Ai kishte dëshirë që e dashura e tij të njihej edhe me mbretëreshën prandaj shkuan tek ajo një ditë më pas në rezidencën e  saj verore në Balmoral Castle. Takimi i parë shkoi mirë dhe kjo ishte me të vërtetë një fundjavë e suksesshme. Nëse fejesa nuk ka ndodhur ende, Harry do ta mbajë të fshehtë për disa kohë, e derisa lajmi të shpallet në mënyrë zyrtare ai do të vazhdojë të jetë i lumtur pranë aktores Markle.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF