Premiera e javës në kinema Millennium: “Blind” një dramë-romancë!

Filmi që bashkon dy aktorët e njohur Demi Moore dhe Alec Baldwin vjen edhe në ekranin e madh të kinemasë. Është “Blind” që fillon projeksionet shqiptare në Millennium prej datës 14 shtator. “Blind” është një dramë e romancë e drejtuar nga regjisori Michael Mailer, bazuar në skenarin e shkruar nga John Buffalo Mailer.

Bill Oakland, një shkrimtar i suksesshëm humb gruan dhe shikimin gjatë një aksidenti rrugor. Pesë vite më vonë Suzanne Dutchman është dënuar me shërbim social dhe duhet t’i lexojë tre herë në javë shkrimtarit të verbuar. Shumë shpejt midis të dyve lind një marrëdhënie sentimentale e fortë dhe ajo duhet të zgjedhë për të vazhduar jetën e saj me burrin biznesmen të sapoliruar nga burgu apo me shkrimtarin.

Përvec dy aktorëve kryesorë në film interpretojnë edhe Viva Bianca, Dylan McDermott dhe James McCaffrey. Dy protagonistët shënojnë bashkëpunimin e tyre të dytë pas “Juror” (1996) ndërsa për Demi Moore shënon të parin rol dramatik kryesor që nga Flawless (2007).

Filmi është shfaqur në kinematë amerikane dhe ka arritur që në fundjavën e parë të projeksioneve mbi 12 milionë dollarë.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.