KreuCelebrity

Russell Brand, ish-bashkëshorti ideal i Katy Perry…

Historitë e ndarjeve në Hollywood janë edhe më të shpeshta se sa lidhjet, e pothuajse të gjithë yjet kanë histori bizare të marrëdhënieve mes njëri-tjetrit. Një rast tipik është edhe ai i Katy Perry-t, e cila aktualisht i është kthyer një dashurie të vjetër, pikërisht asaj me Orlando Bloom. Si për të mos mjaftuar kjo, një tjetër ish-partner i këngëtares është menduar gjatë mbi romancën e dikurshme mes tyre, e ka habitur jo pak gjatë një prej intervistave të fundit.

Bëhet fjalë pikërisht për Russell Brand, që për hir të së vërtetës, nuk është nga ata partnerë që mbahet mend lehtë. E si për ironi, britaniku qendroi i martuar me Perry-n për një periudhë kohe të caktuar. Mesa duket, Brand ka lënë pas jetën prej çunaku, për të ardhur në sytë e publikut me një energji krejt tjetër. Russell është shprehur se është i gatshëm të rishqyrtojë të kaluarën me Perry-n, në çfarëdo lloj mënyre. Sipas tij, martesa me këngëtaren nuk është aspak një nga ato raste për të cilat pendohet; përkundrazi! Brand ka rrëfyer se një marrëdhënie e tillë me artisten ka qenë ndër periudhat më të rëndësishme në jetë dhe nuk ka nguruar ta quajë Katy-n një femër të jashtëzakonshme, për të cilën mund të flasë vetëm pozitivisht. Ylli i ‘Arthur’ u martua me Laura Gallacher muajin e shkuar, e çifti po përjetojnë njëkohësisht eksperiencën e prindërimit me vajzën e tyre 10-muajshe. Epo, duket se Brand është një ish-partner ideal, dhe tashmë mbetet të shohim vetëm reagimin e Perry-t…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF