KreuCelebrity

Si sillet Alban Skënderaj  në studion muzikore?

Pushimet familjare për Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë përfunduar dhe si të gjithë, çifti i është rikthyer rutinës së përditshme.

Ka qenë Miriami që para disa javësh na rrëfeu se do ta shohim së shpejti në një projekt të ri muzikor, pas pauzës që mori me lindjen e vogëlushes Ameli. Ndërkohë që presim këtë projekt, artisten do ta shohim në karrigen e kuqe të “Voice Kids” në rolin e trajneres.

Këtë mbrëmje këngëtarja na ka treguar se ndodhet në një studio muzikore së bashku me Albanin, i cili duket se është mjaft i fokusuar në punë, e nuk është kthyer për një selfie me bashkëshorten.

“Në studio bëhet gjithmonë shumë serioz”, shkruan Miriami duke na zbuluar anën serioze të Albanit kur kompozon diçka.

Presim të mësojmë projektin e radhës që e ka bërë artistin kaq serioz!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF