KreuCelebrity

Christian Bale, transformim rrënjësor për rolin e ri!!!

Po, Bale e bëri përsëri! është ndoshta ndër aktorët më të përkushtuar në Hollywood, pamjen e së cilit rrallë herë e shohim njësoj nga filmi në film. Së fundmi i njohur për brezin e ri me rolin e ‘Batman’ të Nolan, Christian Bale e ka nisur karrierën e aktrimit që në moshë fare të vogël, kur u përzgjodh nga Steven Spielberg për një nga projektet e tij të shumta. ‘The Machinist’ e solli artistin në versionin e tij më të dobët (për sa i përket fizikut), ndërsa ekstremin e kundërt, Bale e arriti në 2013, për filmin ‘American Hustle’.

Së fundmi, anglezi po përgatitet për xhirimet e një vepre të re kinematografike, që nuk është as më shumë e as më pak se sa biografia e Dick Cheney. Pikërisht ky i fundit është personazhi që do të luajë Bale, e për këtë eksperiencë aktori pothuajse nuk njihet fare… Me shumë më tepër kilogramë mbi supe dhe vetulla të zbehta, Christian vërtetoi dhe një herë se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të sjellë në jetë karkaterin. Pyetur se si ka arritur të shtojë aq shumë në peshë, aktori i jep atributet “të ngrënit kekë me shumicë”. Natyrshëm lind pyetja: “Çfarë i ke bërë Christian Bale, Dick Cheney?!” Më poshtë do të gjeni imazhin e trannsformuar të aktorit. E pabesueshme, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF