KreuCelebrity

Ja ku do ta shohim Viola Spiron në këtë sezon televiziv!

Ish-velina Viola Spiro, tashmë një moderatore programesh sportive, duket se është larguar nga televizioni “Ora News”. Sezoni i ri televiziv e gjen bukuroshen në një tjetër ekran!

Ajo vetë na ka zbuluar përmes një videoje se ku do ta shohim në këtë sezon të ri! Viola është bërë pjesë e Televizionit Shqiptar dhe do të jetë sërish moderatore e një programi sportiv, pasi studioja televizive mban logon e “Uefa Europa League”, kampionat i cili me sa duket do të transmetohet në televizionin shqiptar.

“Pas pak…” shkruan ajo duke u shfaqur edhe vetë në fund të videos! Do të ketë një partner në krah bukuroshja në këtë emision, apo jo? Mbetet për t’u parë!  Suksese në këtë televizion e program të ri, Viola!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF