KreuCelebrity

Ja pse u konfliktua Bella me bodigardin e saj!

Ajo është padyshim një nga supermodelet më të ndjekura të ditëve të sotme, e siç mund të imagjinohet, është njëkohësisht dhe ‘shënjestra’ e preferuar e objektivit të aparatit fotografik. Mëngjesin e djeshëm, situata ka dalë pak jashtë kontrollit, kur Bella Hadid është larguar nga sfilata e Michael Kors. Edhe pse jo diçka e re për Bella-n, një tufë paparacësh janë grumbulluar rreth saj, duke e penguar disi supermodelen të shkonte në makinën e ndaluar vetëm pak metra më tutje. Natyrisht, bodigardët e Bella-s kanë bërë të pamundurën që Hadid të kalonte qetësisht përmes turmës, por, njëri prej tyre, mesa duket ka bërë një gjest që e ka shqetësuar jo pak modelen.

Bella ka parë bodigardin e saj teksa shtynte një femër fotografe, e një gjest të tillë nuk e ka pritur aspak mirë. Hadid e ka kapur prej shpatulle dhe i ka thënë: “A ka mundësi të mos e prekësh më?”, për t’u kthyer më pas tek fotografja e për ta pyetur: “Je mirë?” Punonjësi i sigurisë është shfajësuar duke i thënë modeles se nuk po e prekte zonjën aspak, por Bella-s nuk i ka interesuar kjo, dhe i ka ri-përsëritur të njejtat fjalë: “Mos e prek më”. Mesa duket, guximi rrjedh në venat e familjes Hadid, pasi kjo situatë na kujton incidentin e ndodhur vitn e shkuar në Milano, kur një i panjohur u përpoq t’i vidhte çantën Gigi-t. Kjo e fundit e sulmoi, duke ia bërë të pamundur atë çka djali kishte ndër mend. Epo, me gjithë atë stërvitje ditore, s’kemi ç’presim tjetër nga super-motrat Hadid!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF