Së shpejti, një dokumentar për gjenialitetin e Manolo Blahnik!

I cilësuar për një kohë të gjatë si gjeni në industrinë e këpucëve, jeta e Manolo Blahnik tashmë është trajtuar e gjitha në një dokumentar biografik. Çka pritet të shohim së shpejti titullohet “Manolo: The Boy Who Made Shoes For Lizards”, premiera e së cilit do të mbahet më 15 shtator të këtij viti. Dokumentari është perceptuar e realizuar nga regjisori Michael Roberts, ndjekës besnik i modës dhe njohës i mirë i këpucëve, e për më tepër, mik i ngushtë i Manolo-s përgjatë gjithë karrierës së tij.

Blahnik nisi fillimisht të punojë në fushën e modës si dizenjues seti, por nuk do të vononte që redaktorja e Vogue, Diana Vreeland, t’i jepte kurajo Manolo-s për t’i dedikuar aftësitë e tij vetëm krijimit të këpucëve (në 1972). Që nga ajo kohë, Blahnik i përkushtoi talentin, krijimit të këpucëve për yjet, ndër të cilët sot për sot dallojnë Rihanna, Naomi Campbell dhe Iman, si kliente të afirmuara. Këto tre personazhe do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit, ashtu sikurse nuk do të mungojnë as emra, si: John Galliano, Charlotte  Olympia, Karlie Kloss, Sofia Coppola, e shumë të tjerë. Kjo biografi e tillë filmike premton të rrëfejë shumë, duke nisur që nga rinia e Blahnik, e duke ardhur deri në ditët e sotme. Regjisori Roberts shprehet se realizimi i këtij dokumentari nuk ka qenë aspak i vështirë, ashtu sikurse deklaron se “…aspekti intelektual dhe natyra romantike e Manolo-s, bashkëpunojnë më së miri me gjenialitetin karaktersitik, për t’u adaptuar si duhet me karakterin argëtues të kinemasë.” Traileri i parë zyrtar tashmë është lançuar për publikun e gjerë, link-un e së cilit do ta gjeni më poshtë:





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.