Së shpejti, prindër për herë të dytë! 0 194

Çifti i njohur i artistëve, vetëm një vit pasi u bënë prindër të vogëlushes Dusty Rose, do të bëhen sërish prindër për herë të dytë!



Vokalisti i Maroon 5 Adam Levine dhe bashkëshortja e tij Behati Prinsloo, ylli i pasarelave të “Victoria’s Secret” janë në pritje të fëmijës së dytë. Prinsloo e ka bërë lajmin publik përmes një fotoje selfie në pasqyrë, e veshur me bikini ku tregon barkun e rrumbullakosur!

Çifti u martua në vitin 2014 dhe në 21 shtator të vitit të kaluar u bekuan me një vajzë, Dusty Rose. Modelja nuk do të jetë pjesë e pasarelave të “Victoria’s Secret” për këtë vit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *