KreuCelebrity

Dua Lipën dhe Elvana Gjatën, i bashkon e njejta këngëtare!

Dua Lipën po e shohim gjithnjë e më të angazhuar në koncerte dhe projekte muzikore, e aktualisht është një ndër këngëtaret pjesëmarrëse në turin e Bruno Mars. Datat e publikuara nga vetë Dua për të tjera angazhime në vijim, planifikojnë një axhendë jo pak të zënë. Duket se Lipa ka të planifikuar çdo dalje në skenë deri në mars të vitit të ardhshëm, megjithatë kjo nuk e pengon këngëtaren që të jetë aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, në një ndër videot e publikuara, Dua i bën ftesë fansave të dëgjojnë një hit të ri, të një prej këngëtareve më të reja të momentit. Bëhet fjalë për brazilianen Anitta, emrin e së cilës nuk e kemi pak të dëgjuar, e kjo jo pa arsye. Në fillim të këtij muaji, ishte Elvana Gjata ajo që publikoi një pjesë të klipit të ri të Anitta-s, e kjo falë bashkëpunimit të kësaj të fundit me Poo Bear. “ëill I See You” është i pari projekt i brazilianes, realizuar në anglisht me Shots Studios, kompani prodhimi në fushën e muzikës dhe filmit. Pavarësisht promovimit nga ana e kolegeve, Anitta duket se po korr mjaft sukses, pasi në vetëm dy ditët e para video arriti deri në dhjetë milion klikime në YouTube. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF