KreuCelebrity

Shokon aktori: “Qaj katër herë në ditë!”

Aktori i njohur ka treguar se të jesh baba i dy binjakëve nuk është një gjë e lehtë, është tepër e lodhshme dhe e bëjnë shpesh të ndihet mjaft emocional.

“Ata nuk qajnë”, është shprehur George Clooney për binjakët 3-muajsh, “Un qaj më tepër se ata, deri në katër herë në ditë sepse ndihem shumë i lodhur”.

Ai ka treguar për Daily Mail se nuk e kupron se çfarë po ndodh me të vërtetë tani rreth tij, por duke shprehur një admirim të madh për bashkëshorten e tij Amal, e cila në këtë periudhë po duron një lodhje dhe punë më të madhe se aktori. “Amal i ushqen fëmijët me gji dhe zgjohet çdo dy orë, dashuria e binjakëve për të është kaq e bukur!”

“Jam 56 vjeç dhe nuk e mendoja kurrë se kjo do më ndodhte edhe mua. Nuk mendoja se do të fokusohesha ndonjëherë tek lidhjet, përveç karrierës. Por, pastaj takova Amal-in dhe mendova: “Kjo është një lidhje e pabesueshme, e mrekullueshme! Tani këta dy kokë-noçkat e vegjël më bëjnë të qesh çdo ditë!

Përveç  zhurmave dhe mungesës së gjumit, Clooney është më i lumtur se kurrë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF