Shumë urime, princ Harry!

Kjo është një ditë me rëndësi për familjen mbretërore britanike! Princi Harry sot ka ditëlindjen dhe mbush 33 vjeç!

Duket se nuk ka ndonjë festë të çmendur në program, pasi Meghan, e dashura e tij tashmë prej një viti ndodhet në Toronto për xhirimet e sezonit të shtatë të “Suit”. Burime pranë çiftit tregojnë se ata kanë një bërë një festë modeste javën e kaluar. Princi ka filluar t’i bëjë gjërat serioze me të dashurën duke e prezantuar në familje, madje edhe me mbretëreshën Elizabetë. Ai i dhuroi Meghan-it një unazë për ditëlindjen e saj në 4 gusht. Po Meghan çfarë mund t’i dhurojë për ditëlindje princit? Ndoshta ai do t’i bëjë një dhuratë vetes, kur t’i propozojë për martesë! Ky është lajmi që të gjithë presim, ndërkohë, gëzuar ditëlindjen Harry!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.