KreuStil Jetese

7 mite të pavërteta mbi dietat!

Ndodh të bëjmë disa gabime, ndoshta në mënyrë të paqellimshme në lidhje me dietat. Gabime që na sabotojnë procesin e rënies në peshë. Kujdes nga mitet e pavërteta! Ja disa këshilla të vlefshme!

Shmangni karbohidratet

Kjo është një gjë tepër e gabuar, karbohidratet duhet të përbëjnë 60% të të ushqyerit tonë ditor. Nuk duhet t’i eleminoni kurrsesi nga dieta, por t’i konsumoni  të kombinuara me yndyrnat dhe proteinat për të kufizuar efektin e nivelit të lartë të glicemisë në gjak. Tregoni kujdes që të mos e ndjeni mungesën, por as ta teproni kur ju kap dëshira për to.

Shmangni yndyrnat me çdo kusht

Mund të bëni pa yndyrnat e ngopura, por jo pa të pangopurat të cilat janë thelbësore për shëndetin tuaj dhe ndihmojnë mbajtjen e ulët të nivelit të kolesterolit. Vaji  i ullirit dhe avokadoja janë perfekte!

Produktet “Light”

Mos i besoni shumë produkteve me mbishkrimin “pa yndyrna” ose “light”! Janë më keq se produktet e yndyrshme, të cilën e kompensojnë me sheqerna të shtuar.

Produktet e qumështit ndikojnë keq

Janë burim i shkëlqyer proteinash, vitaminash dhe kalciumi. Nuk duhet të abuzoni me to, por as t’i eleminoni. Zgjidhni kosin grek në vend të atij të zakonshmit dhe djathëra sa më të freskët e jo të stazhionuar. Produktet e qumështit duhet t’i konsumoni dy herë në javë me racione 150 gramëshe.

Nuk hani dot më në mënyrë normale

Sekreti i humbjes në peshë qëndron të qenurit të rreptë aq sa duhet me veten, pa e tepruar. Hani nga pak dhe kushtojini më tepër vëmendje sasisë së ushqimit që konsumoni. Duke mbajtur nën kontroll sasinë, nuk do ta keni problem as një vakt jashtë me miqtë.

Ushqimi organik është dietik

Organik është sinonim i ushqimit të shëndetshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kalori. Për shëmbull një tortë vegane përmban si sheqerna edhe yndyrna. Konsumimi saj në mëngjes nuk ju këshillohet, do të ishte një mëngjes i pabalancuar.

Dieta nuk fillon gjithmonë të hënën!

Të ecni me idenë se dieta fillon të hënën duke e tepruar në fundjavë nuk është një zgjidhje e zgjuar! Tregohuni objektivë: Dieta nënkupton të ndryshoni mënyrën tuaj të të ushqyerit dhe me ngadalë. Nuk ka pse të shënoni me të kuqe na calendar të gjitha të hënat e muajit!

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF