Dren Abazi për martesën: “Larg qoftë!”

Ishte i ftuar në emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës, për të folur kryesisht për muzikën e projektet në vijim. Nuk është hera e parë që e dëgjojmë Drenin të shprehet lidhur me artin që bën, por Fjodora e ka devijuar këtë temë për pak momente, për t’u ndalur tek jeta personale e këngëtarit. Mes aludimeve nëse Dreni ishte i martuar apo jo, ky i fundit mbetet për pak çaste, duke u përgjigjur mes të qeshurash: “Larg qoftë kush ma ka ndjellë!”

Ai ka pranuar se është tejet privat mbi jetën personale, duke u shprehur se “…nëse nuk e mban të tillë, atëherë kthehet në publike”. Arsyeja e një zgjedhje të tillë lidhet me karrierën e tij muzikore, pasi Dreni nuk preferon ta fokusojë vëmendjen e publikut tek detajet që nuk kanë lidhje me këtë aspekt. Për sa i përket rrjeteve sociale, Abazi zbulon se nuk është shumë aktiv në këtë lloj media, madje rrëfen se nuk ka shumë kohë që është përshtatur me këtë fenomen që ka prekur shoqërinë e gjerë. “Nuk është mirë që ngado që kthen kokën, sheh njerëz të fokusuar në celular”, ka thënë Dreni, ndërsa i është përgjigjur moderatores së emisionit “Chic” se “publiciteti në rrjetet sociale nuk i duhet së shumti”. Duke rrëfyer edhe më tej mbi stilin personal, e mendimin mbi të kënduarit ‘live’, Abazi zbulon jo pak në këtë intervistë, të cilën do të keni mundësi ta ndiqni të plotë më poshtë:



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.