E shtuna e gjen Sonin në një nga vendet më përrallore të botës…

View Gallery
5 Photos
E shtuna e gjen Sonin në një nga vendet më përrallore të botës…
Soni Malaj

E shtuna e gjen Sonin në një nga vendet më përrallore të botës…
Soni

E shtuna e gjen Sonin në një nga vendet më përrallore të botës…
Venecia

E shtuna e gjen Sonin në një nga vendet më përrallore të botës…
Venecia

E shtuna e gjen Sonin në një nga vendet më përrallore të botës…
Venecia

Kush tha që pushimet shijohen vetëm në verë? Koha e vrenjtur e me shi nuk bëhet domosdoshmërisht e mërzitshme nëse kalohet jashtë qytetit. Soni Malaj është një ndër ata personazhe që po shijojnë ditët e para të vjeshtës, larg monotonisë e rutinës së përditshmërisë. E si për të mos mjaftuar kjo, destinacioni i zgjedhur i përket Italisë, dhe njëkohësisht cilësohet si një ndër vendet më përrallore në botë.

Bëhet fjalë për Venecian, vend i cili nuk njeh kohë apo stinë. Çdo herë që udhëtojmë, zgjedhja perfekte mbetet territori venecian. Nuk dihet nëse Soni është vetëm apo e shoqëruar, por duke marrë parasysh natyrën romantike të qytetit, me siguri këngëtarja nuk e ka ndërmarrë e vetme këtë ‘arratisje’ nga Tirana. Deri më tani, Malaj ka postuar jo pak imazhe nga rrugët e Venecias, ashtu sikurse kuptohet qartë se Soni ka provuar edhe eksperiencën e lundrimit me gondola. Duke pozuar me çadër, pasi koha e vrenjtur është mjaft e dallueshme, artistja nuk ka nguruar ta ndajë me fansat këtë vizitë turistike. Në galeri do të gjeni imazhet e plota.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.