KreuCelebrity

Emily Ratajkowski akuza revistës së njohur për fotoshop!

Nuk është hera e parë që Emily Ratajkowski përballet me gjykime mbi trupin, në një formë apo një tjetër. Këtë herë, ka qenë revista Madame Figaro ajo e cila ka përdorur fotoshop për Emily-n, në një kohë kur kjo e fundit ka pozuar për kopertinë. Në fakt, nuk bëhet fjalë për zmadhim, por për zvogëlim të përmasave të gjoksit e buzëve. Një ndërhyrje e tillë e ka acaruar modelen pa masë, duke e shtyrë të replikojë në profilin e saj në Instagram.

“Çdokush është i bukur në mënyrën e tij. Të gjithë kemi pasiguri për gjërat që na dallojnë nga ideali i bukurisë. Unë, si çdo njeri tjetër, punoj fort çdo ditë në mënyrë që t’i luftoj këto pasiguri”, ka shkruaj Ratajkowski, poshtë dy imazheve të publikuara. Në njërën prej fotove shfaqet versioni origjinal, ndërsa në të dytën ai me fotoshop. Diferenca është, në fakt, mëse e dallueshme. Duke mos e lënë me kaq, Emily ka vazhduar dhe më tej duke shprehur zhgënjimin e pësuar nga revista dhe industria e modës në tërësi. “Jam ekstremisht e zhgënjyer që shoh buzët dhe gjoksin tim të modifikuar në këtë kopertinë. Shpresoj që industria e modës të fillojë të mësojë se si të ndalojë së rregulluari ato çka na bëjnë unik, e në vend të kësaj të promovojë më tepër individualitetin”, ka shpjeguar edhe më gjatë Ratajkowski. Modelja nuk është rasti i parë në botën e yjeve që ngre zërin kundër një fenomeni të tillë. Zendaya dhe Kerry Washington kanë akuzuar revistat për zbardhje të lëkurës, ndërsa Kate Winslet u shpreh tejet e nervozuar ndaj GQ, për një hollim të panevojshëm të këmbëve…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF