KreuFashion

Fancy Lounge, destinacioni i ri i kryeqytetit celebrohet me të ftuar të zgjedhur!

Pretendimi i tij është të kthehet në një nga vendet më IN të kryeqytetit… Dhe nata e 14 shtatorit ishte hapi i parë i kësaj sfide. Një natë plot ritëm me miq të cilët teksa trokisnin gotat bënin edhe premtimin me veten, se Fancy Lounge do të ishte destinacioni i ri i pikëtakimit të tyre!

Miqtë e zgjedhur të kësaj mbrëmjeje festuan në hapësirën e jashtme të Fancy-t, që dallon për nga arkitektura e veçantë, identifikuese dhe ndriçimi i kuruar me kujdes, çka tërhiqte vëmendjen e gjithë kalimtarëve të zonës, kjo edhe për pozicionin strategjik në të cilën ndodhet, përbri Presidencës (ish-Internacional)! Pjesa e restorantit është konceptuar me disa lloje menush (shërbim në Fancy, si dhe shërbim taksi). Të ftuarit patën kënaqësinë të degustonin disa specialitete të menduara nga kuzhinieri për këtë mbrëmje! Ndërsa, koktejlet dhe pijet e preferuara do të shoqërojnë mbrëmjet! Gjithçka në këtë natë ishte “Fancy”, çka do jua dëshmojnë edhe fotot në galerinë tonë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF