KreuStil Jetese

Frutat, jo vetëm për të mirat e organizmit, por edhe për shëndetin e flokëve!

Flokët e shëndetshëm mund të jenë të trashëguara nga prindërit, por kjo ndodh vërtetë rrallë. Me përdorimin e kimikateve të shampove, zbutësve, ashtu sikurse me nxehtësinë e tharëseve e pjastrave, fijet e flokëve dëmtohen më shumë nga ç’mund ta imagjinojnë. Pësojnë kështu rënie, këputje, ndarje në dy pjesë në fundet e tyre, thahen, digjen…janë të gjitha këto arsye pse ekspertët rekomandojnë medoemos maskat për përdorim të paktën dy herë në muaj, por na vjen keq t’ju njoftojmë se kjo nuk është e gjitha!

Siç e kemi thënë dhe të tjera herë, bukuria e jashtme vjen fillimisht së brendshmi, e kjo nuk ka lidhje me ndonjë aspekt shpirtëror (të paktën në këtë rast). Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme janë prioritet i një pamje të freskët, rinore e plot gjallëri. Kjo është e vërtetuar shkencërisht, e padyshim rezultatet kanë qenë të mahnitshme. Yjet botërorë e bazojnë dietën ushqimore tek frutat, të cilat janë listuar gjithmonë si ideale për çdo element që lidhet me fizikun. Nëse ende nuk e keni ditur, po ju themi se konsumimi i shumtë i frutave do të sjellë rezultate perfekte për flokët tuaj. Më poshtë do të gjeni dymbëdhjetë më të përzgjedhurat, që do të jeni zgjidhja perfekte për rritjen, shkëlqimin dhe dendësinë e flokëve:

Portokallet
Mollët
Luleshtrydhet
Bananet
Avokadot
Ananasi
Rrushi
Kajsitë
Pjeshkët
Kumbulli i zi
Frut pasioni
Manaferrat dhe qershitë (të kombinuara bashkë)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF