KreuBusull

Ftesë për të rikujtuar reflektimin inspirues të Meryl Streep

Është padyshim një nga aktoret më të talentuara të të gjitha kohërave. Mes shumë rolesh ikonike e personazhesh historike të risjella nën petkun e metrazhit filmik, Meryl Streep është e padiskutueshme në lojën aktoriale. Çmime të pafundme, statuja Oscar të rreshtuara njëra pas tjetrës, nominime të panumërta – asgjë nga këto nuk mund ta masë atë çka e karakterizon Streep deri në fund: talentin! Me një portret karakteristik për ekran, e një mimikë të përsosur përsjellëse të çdo emocioni, Streep nuk mbetet vetëm me kaq. Figurë mjaft aktive feministe, por edhe një ndër yjet më me eksperiencë në industrinë kinematografike e jo vetëm, artistja ka bërë një deklaratë jo të shkurtër mbi reflektimin e një jete të tërë, bazuar në marrëdhënien me veten e raportin me tjetrin. Me siguri, shumë prej jush e kanë të njohur, por ne ju ftojmë të hidhni dhe një vështrim të dytë në këtë qendrim kaq personal të Streep…

“Nuk kam më durim për gjëra të caktuara, e kjo jo sepse jam arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës, ku nuk kam më kohë të bollshme për të humbur me gjëra që më falin pakënaqësi ose që më lëndojnë. Nuk kam më durim për cinizëm apo kërkesa të çdo natyre. Kam humbur vullnetin për të kënaqur ata të cilët nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan apo t’ju buzëqesh atyre që nuk duan të më buzëqeshin në këmbim.

Nuk shpenzoj më asnjë minutë për gënjeshtarët apo manipulatorët. Vendosa të mos bashkëjetoj më gjatë me shtirjen, hipokrizinë, të pandershmen dhe lavdërimet e lira. Nuk toleroj më njohurinë selektive apo arrogancën akademike. Nuk i përshtatem as thashethemeve të masës. Urrej konfliktet dhe krahasimet. Besoj në botën e të kundërtave, e për këtë arsye i shmang njerëzit me personalitet jo fleksibël. Në shoqëri, nuk më pëlqen aspak lidhja mes besnikërisë dhe tradhëtisë. Nuk bëhem aspak me ata që nuk dinë të thonë një kompliment apo një fjalë kurajoze. Ekzagjerimet për mua janë të mërzitshme dhe nuk i duroj dot ata që nuk pëlqejnë kafshët. Dhe mbi të gjitha, nuk kam durim për ata që nuk e meritojnë durimin tim.”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF