KreuCelebrity

Lady Gaga, mbështetësja më e flaktë e Selena Gomez

Së fundmi, sytë janë kthyer nga Selena Gomez, e kjo jo pa shkak. Këngëtarja kishte kapërcyer një problem të vështirë shëndetësor, për të cilin i ishte dashur të ndërmerrte një operacion. Shoqja e saj e ngushtë i kishte dhuruar veshkën për transplantin e nevojshëm që Selena duhet të bënte medoemos, e këtë e bëri publike vetë artistja rreth dy ditë më parë. Një histori e tillë ka emocionuar fansat e median e shkruar, e mesa duket ka prekur edhe kolegët e Gomez.

Lady Gaga ka qenë e para nga yjet që ka mbështetur publikisht këngëtaren, nëpërmjet një postimi në Twitter. “Lutje dhe dashuri për Selena Gomez. Je një princeshë luftarake. Çfarë inspirimi!”, ka shkruar Gaga, duke u bashkuar kështu plotësisht me Selena-n në këtë periudhë të vështirë. Nga ana tjetër, kujtojmë se vetëm Lady Gaga, zbuloi para pak kohësh se vuante nga një sëmundje që lidhej me sistemin nervor në tërësi. Për ta luftuar këtë, artistja po mjekohet aktualisht, e këtë e ka dëshmuar edhe nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram. Ky sinqeritet i yjeve është një nismë ideale për të mbështetur individët me sëmundje kronike kudo nëpër botë. Një fenomen i tillë, mund të prekë dhe yjet, e gjithçka duhet është forca për të kapërcyer çdo pengesë të mundshme…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF